SPAK përfundon hetimet: Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi dërgohet për gjykim
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.
Selimi është një prej ish-gjykatësve, të cilit Gjykata e Posaçme i ka sekuestruar pasurinë.
“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.137/2, viti 2021”
Sot me date 31.10.2022 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt:
Gjykimin e procedimit penal nr. 137/2 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, me funksion ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Fraksion.com