SPAK ka kërkuar 273 punonjës, qeveria i dha 15 më pak, Kraja: Herë pas here na janë ndërprerë fondet
Kreu i Prokurorisë së posaçme, Arben Kraja ka kërkuar më shumë mbështetje Financiare. Në prezantimin e projektbuxhetit të SPAK për vitin 2023, Kraja tha në Komisionin e Ligjeve që duan më shumë punonjës, pasi për vitin 2022 e kanë bërë kërkesën, por janë miratuar 15 punonjës me pak nga se i duhet kësaj strukture. Kraja tha se i duhen punonjës edhe për të ngritur një strukturë të re që të përdoret për raportim me Bashkimin Europian.
“Kemi plotësuar dhe Byronë Kombëtare, nga pikëpamja e realizimit kemi disa mungesa në realizimin e objektivave, s’ka punonjës. Në 2023 futemi me kapacitet të plotë. Ministria e Financave është përgjigjur korrekt. Kemi kërkuar personel shtesë dhe nevojën në investime që kanë lindur gjatë rrugës.
Të forcohet hetimi financiar, ekspertiza, të forcohet pjesa e raportimit me BE, kemi kërkuar numër shtesë punonjës për të krijuar sektorë të rinj dhe konsoliduar sektorët të vjetrit, na është dhënë më pak se sa kemi kërkuar, bashkë me BHK. Kërkuam 273, morëm 256, diferencë 15 punonjës. Duhet ti kemi. Një sektor të ri kemi dashur për raportimet me BE, 1 për gjithë strukturën, SPAK, BKH. Për të forcuar sektorin e Hetimi financiar, kemi 8 hetues, janë në process vettingut. Kemi kërkuar edhe 7 të tjerë. Kemi pa asnjë praktikë pune që për nevojat e punës, kemi marrë punëtorë me kontratë të pjesshme. Të shtohen disa sektorë në byro”, tha Kraja.
Kraja solli në vëmendje një rast kur kanë kërkluar një fond shtesë prej 6 milionë euro, por nuk është aprovuar. Me modesti, Kraja tha se vetëm me 2 operacione, përmes të cilave SPAK ka sekuestruar 20 milionë euro kanë mbuluar buxhetin e institucionit të tyre për 4 vite.
“ Nga pikëpamja e investimeve kemi kërkuar fond shtesë për shpenzime procedurale për të bërë blerje të vogla. Kemi kërkuar një fond shtesë është një fond i vogël rresht 6 mln Vetëm me dy procese e kemi nxjerrë buxhetin për katër vite. 20 mln euro të konfiskuara në bankë. Kemi qenë edhe efektivë në punë. Jemi edhe modestë. Nuk po kërkojmë të investojmë diku. Kur i kemi marrë kemi ngritur laboratorë. Është edhe një objekt i ri që duhet t’i vihet në dispozicion SPAK-ut. Është një objekt i ish Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës.
Ka mbetur procedura te Ministria e Drejtësisë. Është një objekt përballë nesh. Në momentin që do e kemi në dispozicion do e shohim për ta përshtatur për nevojat tona. Për sistemet sepse nuk ka garancinë e sistemeve. Mendoj që mund të vlerësohet hap pas hapi. Edhe një kërkesës për Ministrinë e Financave. Herë pas here me akt normative është ndërhyrë në buxhetin e SPAK duke ndërprerë fonde të caktuara. Nuk kemi reaguar. Por duke filluar nga viti 2023 kjo nuk duhet të ndodhë më sepse kufizohet pavarësia e institucionit për të funksionuar”, deklaroi ai.
Fraksion.com