Shesin biletat për 200 mijë paund: Fansat tregëti me koncertin e Adele në Las Vegas
Fansat duket se po bëjnë biznes me rikthimin e Adele në koncerte. Çmimi i biletave për koncertin e saj në Las Vegas po shiten me nga 200 mijë paund. Fansat mbetën pa fjalë në janar kur këngëtarja anuloi me lot në sy shfaqjen vetëm 24 orë para se të dilte para fansave për të performuar.
Ata që kishin bileta për koncertin e anuluar mund t’i përdorin sërish për atë që do të mbahet më 18 nëntor, por shumë prej tyre kanë zgjedhur që t’i shesin.
“Shumica e njerëzve varen në biletat e tyre dhe shifra prej 200 mijë paund është e madhe, por është e qartë se kushdo që po përpiqet që të shesë me këtë vlerë, mendon se dikush do të jetë blerës. Ka vende të tjera në koncert dhe çmime më të arsyeshme, por shifrat do të rriten sa më shumë të afrohet koncerti pasi ka shumë persona që bëjnë plane të momentit të fundit për të shkuar në Vegas për Adele. Nëse dikush kërkon shifrën 200 mijë paund për një biletë, e sigurt që do të ketë blerës”, tha një burim për Daily Mail.
Fraksion.com