AktualitetTë fundit

“Sapo ishte kthyer nga dasma”. Detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçarit te Kodra e Diellit në Tiranë. Fotot

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Briken Sanajt, ndodhur një natë më parë te Kodra e Diellit në Tiranë.

39-vjeçari ishte fillimisht në Lezhë ku ka marrë pjesë në dasmën e kushëririt të tij.

Kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti.

39-vjeçari u qëllua teksa po lëvizte më këmbë kur sapo kishte parkuar makinën në garazhin e pallatit ku jetonte.

Autorët e kanë ndjekur më këmbë Sanajn dhe e kanë qëlluar me armë, teksa 3 plumba e kanë kapur në pjesën e kokës.

Dyshohet se autorët kanë monitoruar lëvizjet e Sanajt dhe në momentin që ka qenë i vetëm e kanë qëlluar duke e ekzekutuar.

Makina e autorëve tip “Benz” u dogj pas ngjarjes në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov.

Makina ishte me targa të vjedhura vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua.

Sanaj

 

Fraksion.com