Rama: Progresraporti i BE-së, i vetmi raport ndërkombëtar i thellë dhe i besueshëm
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit, raporti i progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian.
“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi një ditë më parë të dhënat e raportit “Wold Justice Project për Treguesin e Shtetit Ligjor”, ku sipas tij, Shqipëria renditet në vendin e 87-të.
Fraksion.com