AktualitetPolitikëTë fundit

“Po bëhet për qëllime elektorale”; Amnistia për të burgosurit, Manja: Do të lehtësonte mbipopullimin në burgje, po e studiojmë

Ministri i Drejtësisë Manja u shpreh se aministia për të burgosurit do të zgjidhte mbipopullimin në burgje dhe se për të po studiohet.

I pyetur nga deputeti Xhaferraj, Manja u shpreh se po bëhet një tudim i thellë nga ministria e Drejtësisë dhe se nuk po bëhet për zgjedhjet elektorale.

Ferdinand Xhaferraj:  A ka studim MD lidhur me amnistinë, apo bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale? Pr.buxheti do ta lehtësojë mbipopullimin e burgjeve?

Manja: Unë kam ardhur në komision dhe për të ndryshuar një standart se diskutimi për buxhetin është politik e pastaj teknik. Nuk mund të vijë një institucion i varësisë për të diskutuar buxhetin, se po të ishte i karakterit teknik shifrat janë aty e diskutimi do ishte i mbyllur. Pra është standart që ne e vendosim. Lidhur me amnistinë penale dua të jem i qartë, se sa herë ka periudha zgjedhore e flitet për amnistri penale ka tendencë për t’i gërshetuar këto dy gjëra. Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë aministia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020, jemi në një proces të studimit e analizimit të gjithë faktorëve e indikatorëve që merr në konsideratë një amnisti penale e pse jo ministria e drejtësisë do propozojë por që ska lidhje me zgjehdjet se të paraburgosurit e ushtrojnë te drejten e votës dhe pa pasur amnisti. Të paraburgosurit dhe të dënuarit do votojnë. Sa e gjerë do jetë kjo amnisti nëse do ketë ndjekjen penale, gjykimin dhe ekzekutimin e vendimeve penale, pra të tre fazat, këtë po e studiojmë në ministri me Drejtorinë e Burgjeve.

 

Fraksion.com