AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Mbrëmja e 14 majit do të jetë festë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se fjalët se ai është emri i propozuar i Partisë së Lirisë për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, janë tentativë për të shpërqënduar vëmendjen nga rëndësia e marrëveshjes.

Ai tha se ka ardhur koha për të ridimensionuar të gjithë politikën në vend. Komentet Meta i bëri gjatë një interviste për Top News, ku tha se marrëveshja me Berishën ishte historike, pasi sipas tij vendit duhet t’i rikthehet pluralizmi politik në pushtetin vendor dhe këshillat bashkiakë duhet të kthehen në parlamente të vogla për llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Ish-presidenti theksoi gjithashtu se marrëveshja me PD-në nuk është përjashtuese për askënd.

“Patjetër që me LSI-në nuk kam lidhje vetëm unë, por qindra mijëra shqiptarë. Po ishte koha për t’iu përgjigjur një misioni të ri dhe për të ridemensionuar të gjithë politikën në vend. Këto janë tentative për të ulur rëndësinë e marrëveshjes historike. Nuk ishte thjesht beteja për pushtetin e radhës. E kemi thënë me dhjetëra herë konstatimin që edhe opozita ishte fajtore për pluralizmin në vend, por pas 25 prillit u lexua nga çdokush se lidershipi i opozitës ishte i kapur. Kjo tani është diçka që i takon të kaluarës dhe tani jemi në një moment tjetër ku rezultati i ndeshjes nuk trukohet më. Unë mendoj se është momenti kur bëhet një marrëveshje historike me Berishën, jo thjesht që e bëj unë me atë, por që marrëveshja bëhet për të shpëtuar vendin dhe pluralizmin. Kjo u bë për t’i dhënë të drejtën popullit për të ushtruar referendumin. Për një rivendosje të plotë të pluralizmit politik në pushtetin vendor, por edhe për t’i shndërruar këshillat vendorë në parlamente të vogla, ku qytetarët do të kërkojnë llogari dhe do të përfshihen në vendimmarrje. Unë mendoj se përpjekjet për të devijuar vëmendjen nga marrëveshja historike… Primaret janë një nga risitë më të mira, por ky proces duhet të përfundojë sa më parë. Kjo pasi pushteti vendor kontrollohet plotësisht nga PS dhe kush bën opozitë në qytete pastaj. Nuk kemi hyrë në detaje për ndarje bashkishm pasi për Partinë e Lirisë është primar interesi i vendit, vendosja e pluralizmit politik në nivelin vendor dhe për të ecur drejt zgjedhjeve të parakohshme. Vendi është në një rënie të lirë drejt humnerës. Për sa i përket ambicieve të PL-së, në ketmi qenë të hapur për diskutime. Marrëveshja është e qartë. Atje ku është PD në nuk ndërhyjmë, atje ku ka hapsirë për PL-në… Nuk besoj se marrëveshja është përjashtuese për askënd. Të gjithë të vendosin si interes primar fitoren në zgjedhje”, u shpreh Meta.

Meta shtoi se 14 maji, data e zgjedhjeve lokale, do të jetë një ditë feste për shqiptarët, duke e quajtur një festë të demokracisë.

“Opozita ka për detyrë të protestojë, të japë alternativa, të bëjë iniciativa në Parlament siç kemi bërë për liberalizimin e Energjisë Fotovoltaike, apo për taksën e qarkullimit të karburantit. Tani kemi dhe një datë për zgjedhjet, 14 maj, dhe unë e kam shumë të qartë se si do të jetë ajo datë. Mbrëmja e 14 majit, do të jetë një festë e demokracisë!”

 

Fraksion.com