Hakerimi i targave, Eksperti i IT-së: Rama në 2012 kur ishte në opozitë lëvizte me një makinë të Konsullatës së Koresë së Jugut
Eksperti në fushën e informacionit dhe të sigurisë, Besmir Semanajt, duke marrë shkas nga publikimi i disa të dhënave siç ishin dhe targat e makinave që u nxorën nga hackerat, pohoi se në 2012-ën Rama, gjatë kohës kur ishte në opozitë kishte lëvizur me një automjet të konsullatës së Koresë së Jugut.
Sipas Semanajt, Rama që kur është bërë kryeministër nuk ka bërë asnjë dalje jashtë Shqipërie me makinë.
“Mjafton që lëvizjet e zotit kryeministër t’i krahasosh me targa, është e lehtë për të lëvizur. Më ka bërë përshtypje se në vitin 2012 Rama ka lëvizur me një makinë të konsullatës e Koresë së Jugut. Atëherë ka qenë kryetar i opozitës. Por mu duk e çuditshme. Ai që kur është bërë kryeministër nuk ka bërë asnjë dalje jashtë Shqipërie me makinë.”, tha Semanaj për emisionin ‘Open’.
Fraksion.com