AktualitetPolitikëTë fundit

Dialogu Strategjik, Kim: SHBA-Shqipëri, vullnet të bëjnë më shumë se kurrë së bashku

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale, se ndihet e lumtur që rikthehet në Tiranë pas nisjes së Dialogut Strategjik SHBA-Shqipëri, javën e kaluar, i cili, sipas saj, u mundësoi zyrtarëve të lartë nga 2 vendet të forcojnë bashkëpunimin për një spektër të gjerë çështjesh të sigurisë rajonale dhe globale, sidomos si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Po ashtu, Kim renditi dhe çështje të tjera si integrimi, reforma në Drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, ndryshimet energjetike e ato të klimës dhe investimet.
“Takimet me Departamentin e Shtetit, atë të Mbrojtjes, të Tregtisë dhe Energjisë, Thesarit, Bankës, USAID, Shtëpinë e Bardhë e bëjnë të qartë se SHBA dhe Shqipëria kanë vullnetin dhe janë në gjendje të bëjnë më shumë se kurrë së bashku për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Le të punojmë dhe le të shkojmë përpara”, u shpreh Kim.

 

Fraksion.com