AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Rama të ikë, po falimenton industrinë e birrës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen edhe për arsyen se po falimenton industrinë e birrës në vend.

Duke folur në një dalje për mediat, ai tha se në kuadër të Ballkanit të hapur mijëra familje do të ngelen pa punë për shkak Ballkanit të Hapur.

“Rama duhet të largohet edhe për aferën e madhe të Butrintit, kur ai shpartalloi parkun për interesa të veta dhe oligarkëve të tij. Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse ai është bërë zëdhënës i Bratia Kariç, të Vuçiçit. Në emër të interesave të tyre po falimenton të gjithë industrinë e birrës të krijuar në 30 vite në Shqipëri, duke lënë pa punë mijëra familje që jetojnë të punësuar në sektorë të ndryshëm të kësaj industrie. Këtë e bën në kuadër të Ballkanit të Hapur për interesa të vëllezërve Kariç, të sanksionuar në kuadër të sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Berisha.

Sipas saj “Rama duhet të japë dorëheqjen për mega aferën e tmerrshme të portit të Durrësit. Rama duhet të japë dorëheqjen sepse e ka shndërruar policinë në bandë. Për të gjitha këto qytetarët shqiptarë janë të vendosur që këtë nëntor t’I japin atij vendin e merituar, të përmbysin pushtetin e tij/ Ai duhet të largohet menjëherë si kryeministër. Rama është një armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve. Dje nga Dibra ai u zotua përsëri në një shou festiv, foli përsëri për plaçkitje dhe grabitje të votave. Të përdorësh një shou festiv për tu zotuar se do plaçkitësh votash, i motivon ata për të të dhënë përgjigjen që Meriton si armik i votës së lirë. Ata që festojnë të zhytur në luks, ata që paguajnë dadot e koneve 700-800 mijë lekë në muaj, nuk kanë ndjesi për qytetarët. Atyre xhepat, portofolet, taksat e qytetarëve u duken private”.

 

Fraksion.com