Atentati në Tiranë: Banorët e njihnin me emrin “Skerdi”, detaje nga e kaluara e 39-vjeçarit
Briken Sanaj ishte një person i skeduar nga policia dhe i dyshuar më herë për një plagosje.
E me sa duket një konflikt familjar i 2010 dhe më pas një plagosje nga vëllai i tij janë dhe motivet e krimit që tronditi kryeqytetin.
Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor raportoi se në vitin 2012, vëllai i Sanaj kishte plagosur një person.
Por në zonë 39-vjeçari i vrarë njihej nga banorët e “Kodrës së Diellit”, me emrin Skerdi dhe më shumë qëndronte jashtë shtetit, konkretisht në Itali.
Hasmëria dyshohet dhe motivi kryesor i vrasjes së Sanajt, teksa sipas rindërtimit të skenës së krimit hetuesit kanë arritur në konkluzionin dhe autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim Sanajn.
Fraksion.com