AktualitetPolitikëTë fundit

Rritja e çmimit të energjisë më 1 nëntor, Rama: Lajm dyfish i rremë nga opozita e rublave

Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi sot lajmin se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor.

Rama shpreh me anë të një postimi në Twitter se qeveria ka 14 muaj që thotë se çmimi do mbrohet siç po mbrohet.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor!”, u shpreh Rama

“Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? Dava Rublash”, theksoi Rama.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha u shpreh sot në një deklaratë nga selia e PD se, siç është njoftuar nga Qeveria Rama, çmimi i energjisë elektrike do të ndryshojë nga data 1 Nëntor.

Hoxha theksoi se, fasha 800 kW, është barrë e rëndë për 161 mijë abonentë familja.

 

Fraksion.com