Life StyleTë fundit

Horoskopi ditor, e hënë 31 tetor 2022

Ky është horoskopi  ditor për ditën e nesërme, e hënë 31 tetor 2022. Parashikimi për punën, shëndetin dhe  ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Dita e sotme nuk ka për të qenë perfekte dhe shpesh do ndiheni pa dëshirë për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje nuk do përjetoni ndonjë emocion të madh. Partneri do ju lërë pas dore sepse do ketë çështje të tjera shumë më të rëndësishme me të cilat do merret. Ndonjëherë edhe mund të qani. Nëse jeni beqarë realiteti do ju duket edhe më i trishtë nga sa e keni menduar. Në punë nuk do arrini dot të negocioni për një çështje të rëndësishme dhe do ju vijë shumë inat. Shpenzimet sado të mundoheni t’i mbani nën kontroll në një moment gjithçka do ju dalë nga duart.

Demi

Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye. Lidhja juaj nuk do jetë ne ditën me fat. Ju beqarët në të kundërt do favorizoheni. Mund të afroheni më shumë me disa persona seriozë. Në punë do keni ide fantastike dhe do merrni rolin e komandantit. Shpenzimet do i kryeni pa maturi dhe ne mbrëmje mund të vijnë pasojat e para.

Binjakët

Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet. Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më tepër. Mbrëmja ka për të qenë edhe më intensive. Në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak do e prisni.

Gaforrja

Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa më shume dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme do ju duhen shumë pak gjëra. Shtoni dozat e fantazisë dhe diskutoni hapur për gjithçka. Nëse jeni vetëm mos prisni të filloni menjëherë lidhje, por hidhni hapat një e nga një. Në punë do ecni para me ritme shumë të shpejta dhe do i habisni të gjithë. Paratë do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit parashikuar.

Luani

Dita e sotme nuk do jetë ndonjë kushedi se çfarë. Herë pas here do ndiheni të vetmuar. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të tensionuara. Në shumë momente do e ngrini zërin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Ju beqarët do keni një ditë fantastike dhe të mbushur me emocione të njëpasnjëshme. Mirë është ta shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Në punë fatmirësisht do ju mbështesin shumë kolegët sepse vete do përtoni dhe nuk do merrni iniciativa. Financat nuk do jenë të këqija, por ju do e keni të vështirë të bëni ekonomi.

Virgjëresha

Bëni shumë kujdes me impulsivitetin gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e tensionuar. Do ndikoheni shumë nga fjalët e të tjerëve dhe do debatoni edhe për gjëra të pavërteta. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka mundësi të bini në dashuri me të parin që do ju dalë para. Në punë do jeni spontanë, por në disa momente do turbulloheni e nuk do dini nga të ikni. Kërkoni ndihmë sa më parë. Me financat tregohuni sa më të kujdesshëm e të matur sepse pak më vonë do keni nevojë jetike për me shumë para.

Peshorja

Mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe mos i besoni personave që dikur ju kanë shara pas krahëve. Ju të dashuruarit do keni herë pas here konflikte e debate me partnerin tuaj, por për fatin e mirë dita do mbyllet pozitivisht. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Nëse do doni vetë do e ndryshoni shpejt statusin. Në punë mos u nevrikosni nëse nuk ja dilni me tentimin e parë. Të gjithë kanë vështirësi në fillim, por lum ata që bëjnë durim dhe këmbëngulin. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni shumë më të qetë kur të kryeni shpenzime.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate. Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.

Shigjetari

Dita e sotme do jetë e përshtatshme për reflektim dhe për të sqaruar disa probleme. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta. Do merreni vesh më së miri me njëri-tjetrin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni para se të hidhni hapa. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër sepse sot mund të jetë dita e njohjeve të rëndësishme. Në punë do jeni shumë krenarë dhe nuk do doni ta ulni hundën për asnjë moment sado vështirësi të hasni. Financat do mbeten të qëndrueshme dhe aspak problematike.

Bricjapi

Sot bëni aq sa mundeni dhe ndihmojini të afërmit tuaj. Përvoja dhe vështirësitë që keni kaluar në jetë ju kanë mësuar shumë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lirë se më parë dhe do ndiheni të çliruar për të shprehur ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Nuk do ketë më izolime për ju. Ju beqarët do keni gjithashtu ndryshime. Do e shihni me një sy tjetër një mik dhe mund të filloni të ndieni për të. Venusi do e privilegjojë jetën tuaj profesionale. Do jeni në humor shumë të mirë dhe dinamizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju. Shpenzime mund të bëni pak më tepër dhe gjendja do mbetet e mirë.

Ujori

Mëngjesi mund të jetë paksa i vështirë sot për ju, por për fat të mirë Venusi do riktheje gëzimin dhe harenë gjatë pasdites. Nëse jeni në një lidhje bëni gjëra interesante, gatuani së bashku, argëtohuni dhe mos qëndroni asnjë moment në heshtje. Vetëm kështu jeta juaj nuk do jetë e mërzitshme. Nëse jeni ende beqarë mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Nuk është e thënë që ta pranoni me patjetër sot një ftesë që do iu bëhet. Në punë vendosni disa limite dhe mos pranoni çdo gjë që do ju kërkojnë shefat. Për financat ka për të qenë një ditë shume e mirë.

Peshqit

Sot do e vlerësoni shumë pavarësinë që keni dhe do bëni më të mirën për të ruajtur këtë mënyrë të jetuari. Vetëm se jo të gjithë do ju përshtaten dhe disa as nuk do i kuptojnë zgjedhjet që do bëni. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni shumë më të kujdesshëm me çdo veprim sepse ndonjëherë gjërat pa ndonjë rëndësi të madhe mund të ndryshojnë gjithë të ardhmen. Ju beqarët do e keni çdo gjë shumë më të thjeshtë dhe do arrini të realizoni takimet e ëndrrave. Një etapë e re ka për të filluar për ju. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe di e dini mirë si të veproni edhe në situatat më të vështira. Shpenzimeve duhet t’iu vini fre sa pa qenë shumë vonë.

 

Fraksion.com