AktualitetTë fundit

U rrëzua nga pema ku po mblidhte ullinj/ Kush është viktima, pedagog në Universitetin e Gjirokastrës

Gëzim Rredhi është 62-vjeçari, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, teksa po mblidhte ullinj.

Mësohet se viktima është 62-vjeçari  ishte pedagog prej shumë vitesh  i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.

Sipas burimeve 62-vjeçari shkonte shpesh në lagjen numër 1 në Ksamil për qejf, pasi kishte pronën e tij atje. Gëzim Rredhi kishte vetëm dy ullinj në oborrin e banesës dhe është rrëzuar teksa po mblidhte prodhimin.

Rrëzimi i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme pa mundur t’i jepet ndihmë për ta transportuar në spital.

Njoftimi policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com