AktualitetTë fundit

Sekuestrohen mbi 45 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, 2 të rinj në pranga. Si tentuan t’i iknin policisë (Foto+Video)

Sekuestrohen mbi 45 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni nga policia greke në Grevena. Fillimisht një automjet është pikasur nga policia greke afër kufirit të gjelbër.

Shenjës për të ndaluar mjeti nuk i është bindur, ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar dhe është arritur të kapet në Grevena.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram marijuanë. Nga policia janë sekuestruar dhe 4 celularë me 4 karta SIM si dhe 930 euro. Dy shtetas shqiptarë 22 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga policia greke.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com