Rama: Udhëtimet e mia, mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut si kryeministër
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionit promocional Albania, udhëtimet e tij si kryeministër i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mesatarisht më pak se gjysma e udhëtimet si kryeministër të Sali Berishës.
Kryeministri reagoi sërish sot përmes rrjeteve sociale mbi akuzat e opozitës për shpenzimet e udhëtimeve të tij të punës.
“Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër”, tha ai.
Kryeministri publikoi edhe statistika mbi shpenzimin mesatar vjetor të Kryeministrit për udhëtimet jashtë.
Sipas tij në vitin 2012, shpenzimi ishte 226.893 lekë të reja, ndërsa në 2020 shpenzimi ishte 193.331 lekë të reja.
“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun”, tha Rama.
Fraksion.com