AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: “Hienat e rublave” po i shërbejnë edhe qëllimit të Rusisë për “gjunjëzimin e Perëndimit”

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Peshkopi, deklaroi se historia e “rublave” vazhdon.

“U detyrua Amerika të thotë larg hienave. Hienat janë të zhytur në thesin e “rublave. Kur thoshim ne: paratë ruse, thoshin të gjithë bashkë, një zëri: këtë e ka bërë Soros me Edi Ramën. Tani që doli në raportin e CIA-s, që kanë qenë para ruse, kanë filluar të bërtasin nuk dimë gjë ne se merrte paratë Luli, por që Luli t’i merrte pa leje nuk e ha njeri”, tha Rama.

Kryeministri u ndal dhe në raportin e asamblesë së KiE-s për trafikun e organeve, teksa tha se PD i nguli thikën në shpinë UÇK-së.

“Ka dalë kjo fjalë edhe për çështjen e thikës në shpinë që iu ngul UÇK-së, Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Sepse pasi doli se iu dhanë rusët gjysmë millionë dollarë për të rrëzuar qeverinë. Pse donin të rrëzonin qeverinë? Pse duhej rusët të paguanin PD? Sepse shërbimi ndaj rusëve është më i largët dhe ka dhe të tjera. Dhe një fakt sot është, që delegacioni rus në asamblenë e KiE me mbështetjen e PD-së së Shqipërisë, përmes përfaqësuesve të vet në asamble ka çuar përpara me votim ngritjen e një aktakuze ekstreme për trafikim organesh dhe ku, këtu në këtë qark, në një fshat atje në fund të botës”, tha Rama.

Rama tha se “hienat e rublave”, po i shërbejnë edhe qëllimit të Rusisë për “gjunjëzimin e Perëndimit”.

“Vazhdon historia e rublave, dhe këta thonë s’ka luftë. Këtu është qeveria që duhet rrëzuar. Në fakt e vërteta e kësaj luftë është se Ukraina është sebepi. Putin nuk e ka me Ukrainën si qëllim, është mjet për qëllimin. Qëllimi është gjunjëzimi i Perëndimit dhe prishja e ekuilibrave botërore. Ai e thotë qartë: bota nuk mund të pranojë një usta, që e ka për Amerikën”, deklaroi Rama.

Rama tha se as Shqipëria nuk përjashtohet nga kjo luftë, duke qenë se është në mes të Evropës, dhe pjesë e NATO-s.

“Bombat i hedh në Ukrainë, por 7 milionë refugjatë lufte janë në perëndim. Energjinë e përdor si armë kundër perëndimit, duke pasur parasysh se është duke çuar minat e inflacionit të luftës dhe duke pritur që hiena si këta të ngrihen e t’i thonë popullit: çohu se vendi është në rrezik”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se qytetarët nuk duhet të mendojnë se mendojnë se “nongrata” nuk ka lidhje me rublat.

“Nuk është çështje e një hiene që ka ngordhur me kohë e që kujton se është gjallë, është çështja e një plani për të goditur çdo vend demokratik kundër Rusisë”, u shpreh Rama.

Rama tha më tej, se Metën dhe Berishën i bashkojnë bashkë rublat.
“Nëse do me dit se ksuh ka spihunu më fort dëgjiop ksuh bërte tme dort kurndër spiunimit nëse doni të dini kush ja ak fut më fort Kosovës shihni se ksuh fket më shumë për Kosovë,

“Bashkohen spiunllëku me nongratën, ju kujtohet kur i bëja thirrje Bashës të ndahej nga ata të dy. Më thoshin studio më studio: çfarë ke me ata, njëri në pension, tjetri president. Ja ku janë. Pse janë bashkë? Se i thirri detyra. E kujt?. E atyre që i tundin rublat”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu solli në vëmendje një bisedë me At Zef Pllumbin.

“I ndjeri At Zef Pllumbi më ka dhënë një mësim shumë të madh. Kur ra puna e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të sigurimit, e pyeta: si e shpjegon ti që ata që kanë vuajtur më shumë, janë njerëzit më të urtë? Më tha: nëse do të dish kush ka spiunuar më fort, dëgjo kush bërtet më fort kundër spiunimit. Nëse doni të dini kush e ka dëmtuar më fort Kosovën, shihni se kush flet më shumë për Kosovën”, u shpreh Kryeministri.

 

Fraksion.com