AktualitetPolitikëTë fundit

Boçi: Rama dy herë më shumë udhëtime se Xhorxh Bush

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi deklaroi sot se Kryeministri Rama ka kryer 137 fluturime me avionin kryeministror.

Në një deklaratë për mediet, Boçi u shpreh se Rama ka kryer dy herë më shumë udhëtime se ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush që, në dy mandate, ka kryer 74 fluturime me Air Force One.

“Ndërkohë që udhëheqësi ngrihet, vendi që ai udhëheq bie poshtë e më poshtë në renditjen e raporteve europiane dhe amerikane. Poshtë në cilësinë e jetës e lart në pasiguri, krim, shpopullim, e me radhë”, shtoi deputeti i PD-së.

Boçi thekson se e vetmja arritje e zotërisë që i do çarterat është refuzimi i darkës nga krerët e Parlamentit Europian dhe loja e zëniës së syve që i bëri kryeministrit Albin Kurti.

 

Fraksion.com