Viziton pacienten në spital, ajo e bën për ‘ujë të ftohtë’ kryeministrin e ri britanik (VIDEO)
Vizita e kryeministrit të ri britanik, Rishi Sunak në një spital nuk ka shkruar ashtu siç ai kishte pritur. Një paciente, 77-vjeçe e quajtur Catherine Poole e “ka bërë për ujë të ftohtë”. Ajo i dha leksione kryeministrit e cila i tha se duhet t’i paguante më shumë infermierët për punën që ato bëjnë.
Catherine Poole: Është për të ardhur keq që nuk i paguani më shumë.
Rishi Sunak: Po përpiqemi
Catherine Poole: Jo nuk po përpiqeni, duhet të bëni më shumë
Mijëra infermierë në të gjithë vendin aktualisht po kërkojnë të largohen, pasi punonjësit e kujdesit shëndetësor kërkojnë rritje të mëdha pagash mes të inflacionit në rritje.
Fraksion.com