Shpenzimi për udhëtimet jashtë, Rama: Në 2008 261.023 lekë, 120.459 lekë në 2022
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot për akuzat e opozitës në lidhje me udhëtimet e tij jashtë vendit.
“Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona eurove për udhëtimet tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët”, tha Rama në një reagim në rrjetet sociale.
Rama publikoi të dhënat mbi shpenzimin mesatar vjetor për udhëtimet jashtë.
“Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë në vitin 2008 ka qenë 261.023 lekë të reja dhe në vitin 2022 120.459 lekë të reja”, theksoi Rama.
Opozita ka akuzuar së fundi kreun e qeverisë se paguan miliona euro për udhëtimet e tij jashtë vendit.
Fraksion.com