AktualitetTë fundit

Shkatërrohet grupi i shpërndarjes së drogës në Korçë, 23 të arrestuar, 9 në kërkim! Sekuestrohen lëndë narkotike, rreth 50 mln lekë, armë e makina

Një grup i strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjeve të drogës është shkatërruar nga policia e Korçës, ndërsa në pranga kanë rënë 23 persona dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim. Arrestimi i tyre vjen në kuadër të fazës së dytë të operacionit ‘Knock Down’ për goditjen e grupeve kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Report Tv mëson se Rreli Nazifi (Aurel Telhai), është kreu i grupit kriminal të shpërndarjes dhe shitjes së drogës në Korçë, që u arrestua nga policia e Korçës.

Konkretisht janë arrestuar: R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N  22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç;  D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç;  A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç;   D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec. Janë shpallur në kërkim 9 shtetas dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 700 gramë kokainë e ndarë në doza;

– 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;

– 100 gramë heroinë e ndarë në doza;

– një sasi metadoni dhe prekusori;

– 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;

– 38 automjete;

– 30 aparate celular;

– 5 peshore elektronike;

– 1 radio policie;

– një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund;

– dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.

Po ashtu në të dy fazat e operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë. Sipas hetimeve trafikantët e drogës, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta, kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës. Ndërkohë në ditët në vijim sipas policisë pritet që të kryhen të tjera arrestime.

24 persona ranë në prangat e Policisë së Korçës në datën 20 prill 2021 dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim si dhe janë në hetim 70 persona, të cilët shpërndanin drogë në qytet, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Shkatërrimi i grupit erdhi pas 5 muajsh hetime nga policia.

 

Fraksion.com