AktualitetEkonomiTë fundit

Projektbuxheti, 14.2 miliardë lekë për Bujqësinë në vitin 2023

Në projektbuxhetin e vitit 2023 është parashikuar një fond prej  14.2 miliardë lekë për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin rural.

Referuar relacionit të projektbuxhetit 2023, mbështetje kryesore parashikohet për skemën kombëtare të fermerëve, me një fond total 1.97 miliard lekë.

Po ashtu, garantohet mbështetje për skemën e subvencionimit të naftës, me një fond total 1.62 miliard lekë, ku parashikohet të rritet numri i përfituesve.

Po ashtu, financohet garantimi i Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, duke mbështetur veçanërisht për vitin 2023, reformimin e ISUV-it (Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare), si laborator i vetëm reference për analizat ushqimore dhe veterinare. Kjo, përmes rritje së nivelit të pagave për stafin me një fond total prej 30 milionë lekë.

Lidhur me Menaxhimin e Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit, fokusi do të jetë në rehabilitimin e kanaleve ujitës me një fond total prej 240.4 milionë lekë, dhe investime në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja, nëpërmjet rehabilitimit/ndërtimit të argjinaturave mbrojtëse, me një fond total prej 654.9 milionë lekë.

Buxheti parashikon “Mbështetjen për Peshkimin”, me fokus zhvillimin e qëndrueshëm të peshkimit dhe akuakulturës, shfrytëzimin e përgjegjshëm të burimeve peshkore, duke financuar politikat e sektorit me një buxhet prej 403 milionë lekësh.

 

Fraksion.com