AktualitetPolitikëTë fundit

Primaret e Berishës, Topi kundër: Përplasen tre familje të nderuara të Tiranës

Ish-presidenti, Bamir Topi në një intervistë për Ora News u shpreh se primaret që po zhvillohen në Partinë Demokratike do të shtojnë përplasjet në parti.

Topi tha se Berisha po e fut këtë garë në një drejtim nga ku ka dalë i humbur dhe se në vend që të mbyllë plagë po hap të reja.

Topi: Primaret realizohen kur ka sens, aty ku nuk ka sens dhe shton përplasjet, për mua kjo është një betejë tjetër që nuk dua ta parashikoj si të humbur. Tentativat për të përplasur 3 përfaqësues të familjeve të nderuar të Tiranës në një garë të panevojshme, për mua i bëhet vetëm dëm.

Ai që i fut në betejën kokë më kohë është një njeri përsëritës dhe që ka dalë i humbur. Në kohën që duhet të shërosh plagë, ti hap plagë të reja, duke futur në lojë simpatizantë dhe aleatë, që mua më duket si non sens ose nga një qëllim i mbrapshtë.

 

Fraksion.com