“Populli ka shumë mënyra”, Berisha tregon si do të rrëzohet Edi Rama nga pushteti, flet edhe për marrëveshjet me partitë e tjera opozitare
Kreu i PD, Sali Berisha, i pyetur sot në konferencën me gazetarët se si do ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti, tha se populli ka shumë mënyra, dhe se do të jetë ai që do të zgjedhë.
Berisha tha se “t’i e thërret protestën, por është protesta që të udhëheq”, duke iu referuar protestës së thirrur më 12 nëntor.
“Populli ka shumë mënyra, cilën do zgjedhë populli është e drejta e tij. Se t’i thërret protestë, por protesta të udhëheq”, u shpreh ai.
Ndërkohë i pyetur se nëse do të këtë marrëveshje me partitë e tjera opozitare, pas firmosjes së asaj me PL një ditë më parë, Berisha pohoi se do të ketë.
“Çdo opozitar është i ftuar në 12 nëntor në shesh me qytetarët kundër këtij regjimi, sa u përket zgjedhjeve do firmosen marrëveshje edhe me partitë e tjera”, tha ai.
Fraksion.com