Opozita ‘braktis’ Komisionin e Sigurisë; “Manipulohen ngjarjet”, Salianji për Veliun: Analfabet! Noka: Refuzojmë që një kriminel me uniformë të na raportojë
Është zhvilluar me debate të forta mbledhja e sotme në Komisionin e Sigurisë. Pas debateve opozita ka braktisur mbledhjen në këtë Komision.
Ka qenë deputeti, Ervin Salianji i cili nuk i ka kursyer akuzat ndaj Arsi Veliut. “Shtyni mbledhjen”, kështu është shprehur deputeti Salianji, duke shtuar’: Ky është analfabet, më keq se ç’ka pasur letrën e dorëheqjes. Njerëz që nuk dinë as shkrim e as këndim. Na sillni drejtues që nuk dinë të shkruajnë. Kur ju vjen një drejtues me këto letra pranoni të rrini me kokën ulur. Për manipulime të ngjarjeve kriminale të ndodhura në këtë vend, duhet të nisë nga kjo. Kanë ndodhur manipulime të ngjarjeve kriminale në këtë vend. Nuk mund ta fshihni dot”, thënë më tej Salianji.
Gjithashtu nuk kanë munguar akuzat nga Flamur Noka i cili u shpreh: “Pa u bërë disa orë nga vrasja e Lear Kurti ky zotëri vrapoi të manipulojë ngjarjen dhe të shpallë kriminel të vdekurin. Standardi juaj është që krimi të jetë në pushtet. Refuzojmë të pranojnë një kriminel me uniforma të na raportojë.”
Fraksion.com