Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 700 gramë kokainë e ndarë në doza; – 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza; – 100 gramë heroinë e ndarë në doza; – një sasi metadoni dhe prekusori; – 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator; – 38 automjete; – 30 aparate celular; – 5 peshore elektronike; – 1 radio policie; – një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund; – dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm. Po ashtu në të dy fazat e operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë. Sipas hetimeve trafikantët e drogës, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta, kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës. Ndërkohë në ditët në vijim sipas policisë pritet që të kryhen të tjera arrestime. 24 persona ranë në prangat e Policisë së Korçës në datën 20 prill 2021 dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim si dhe janë në hetim 70 persona, të cilët shpërndanin drogë në qytet, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Shkatërrimi i grupit erdhi pas 5 muajsh hetime nga policia.
Kryeministri i ri i Britanisë Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan çështjen e emigrantëve klandestinë që kalojnë nëpërmjet kanalit të La Manshit në bisedën e tyre të parë telefonike që kur zoti Sunak mori detyrën sipas një njoftimi të qeverisë britanike.
Por kjo çështje nuk përmendej në njoftimin zyrtar të zyrës së zotit Macron pavarësisht se të dyja palët kërkuan që në komentet e tyre pas bisedës, të zbusin tensionet e fundit dypalëshe.
Në njoftimin e zyrës së presidentit francez thuhej se zoti Macron uroi zotin Sunak për detyrën, duke shtuar se të dy ranë dakord të përgatisin një takim dypalësh vitin e ardhshëm.
Presidenti francez e sheh luftën në Ukrainë dhe çështjen e ndryshimeve klimatike si sfida të përbashkëta dhe u shpreh i gatshëm të thellojë lidhjet mes dy vendeve, thuhej në deklaratë.
Zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se zoti Sunak theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me Francën, duke e quajtur një vend fqinj e aleat.
Marrëdhëniet mes Francës dhe Britanisë kanë qenë të tensionuara vitet e fundit, veçanërisht që kur Britania u largua nga Bashkimi Evropian në fillim të vitit 2020. Dy vendet shpesh kanë akuzuar njëri-tjetrin për një sërë problemesh, mes tyre mosmarrëveshjet mbi çështjen e peshkimit pas Brexit-it dhe dështimin për të frenuar fluksin e emigrantëve klandestinë që kalojnë nëpërmjet kanalit të La Manshit.
“Kryeministri theksoi rëndësinë që të dy vendet ta shndërrojnë kanalin (e La Manshit) në një korridor plotësisht të papërdorshëm për trafikantët“, tha zëdhënësi i Downing Street pas telefonatës.
Në një artikull të gazetës The Times të botuar të enjten, thuhej se zoti Sunak po kërkonte një marrëveshje të re me Francën, ku të përcaktoheshin objektiva mbi numrin e anijeve që nuk do të lejohen të hyjnë në Britani.
Fraksion.com