Life StyleTë fundit

“Në 12 vite kam sakrifikuar unë”, bashkëshortja e Erion Isait merr “hak”: Ai vetëm 2 muaj

Pas 12 vitesh bashkëjetesë me Erion Isain, bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela rrëfen në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se më në fund po i përkushtohet karrierës së saj si regjisore. Në kuadër të temës së ditës, a kush sakrifikon më shumë, mashkulli apo femra, ajo thotë se në marrëdhënien e tyre, ka qenë ajo.në 12 vite, thotë Ajlin, Erioni ka sakrifikuar vetëm 2 muaj, pikërisht këtë periudhë që ajo po merret me shfaqjen dhe ai kujdeset për vajzat.

Ajlin Petrela: Nga eksperienca ime personale në 12 vite bashkjetesë me Erionin, kam sakrifikuar unë,  absolut. Kam sakrifikuar unë dhe në këto 12 vite Erioni ka sakrifikuar vetëm 2 muaj të jetës së tij, këto dy muaj që unë kam punuar për shfaqjen.

Aldo: Domethënë, nuk është se po tregohesh egoiste apo jo?

Ajlin Petrela: Jo, jo fare, fare. Zero.

Aldo: Domethënë të gjithë ata që flasin për barazi janë falsë? E vërteta është që ti ke sakrifikuar, çfarë ke sakrifikuar, e dashur Ajlin?

Ajlin Petrela: Kam sakrifikuar karrierën time për të bërë Erioni karrierë duke qenë që në Shqipëri është gjithmonë teoria që meshkujt ecin më shpejt se femrat. Kam sakrifikuar duke qenë se unë ngela shtatzënë në vitet që mund të bëja karrierën time dhe solla në jetë vajzën e parë, jam shumë e lumtur për këtë, nuk jam e penduar fare, domethënë dy vajzat e mia janë kulmi i karrierës time. Karriera profesionale fillon tani.

Aldo: Kjo është sakrificë e përbashkët në këtë pjesë.

Ajlin Petrela: Dhe aq e përbashkët nuk do thoja./tvklan.al

 

Fraksion.com