Life StyleTë fundit

“Ma lër mua në dorë”, vajza vret të dashurin e nënës pasi e shantazhonte me një kasetë seksi

Një yll Tik Tok-u vrau të dashurin 21-vjeçar të nënës së saj pasi ai e shantazhonte me publikimin e një kasete seksi.

Saqib Hussain dhe shoku i tij, Mohammed Hashim Ijazzudin, të dy 21 vjeç vdiqën nga përplasja e makinës së tyre në një pemë pasi Mahek Bukhari me miqtë e saj i  “ngritën kurth”, thanë prokurorët.

23-vjeçarja Bukhari i premtoi mamasë së saj, Ansreen, në një mesazh se Hussain “nuk do e dinte cila ditë do ishte” dhe “t’ia linte asaj në dorë“. I riu ndodhej prej 3 vitesh në një marrëdhënie me Ansreen, por kur ajo i kërkoi ndarjen, e kërcënoi se do i tregonte bashkëshortit dhe familjarëve të saj një kasetë seksi që kishin bërë.

Saqib Hussain

Juria u informua që Mahek e tërhoqi Hussain drejt një kurthi duke i premtuar se do i paguante një borxh parash. Makina ku ndodhej i riu shpërtheu në flakë pas devijimit nga rruga më 11 Shkurt në Leicester.

Mohammed Hashim Ijazzudin

Makina po përndiqej nga dy të tjera, me shpejtësi prej 160km/h përpara përplasjes fatale. Në një thirrje telefonike, dëgjohet Hussain duke iu lutur shërbimeve të emergjencës:  “Janë pas nesh. Po godasin pjesën e pasme të makinës me shpejtësi. Ju përgjërohem, do vdes”. I riu ulëriti përpara se të dëgjohej një goditje e fuqishme.

Policia pa një trup që varej nga sedilja e pasagjerit, por nxehtësia e flakëve nuk i lejonte të afroheshin. Pasi zjarrfikësit shuan flakët, dy të rinjtë mund të identifikoheshin vetëm nga të dhënat dentare.

Ansreen dhe Mahek Bukhari nga Staffordshire, mohojnë vrasjen. Nënë e bijë u ndodhën përballë akuzave së bashku me Rekan Karwan, 28 vjeç, Raees Jamal 22, të cilët kanë rekrutuar dhe 3 persona të tjerë, si dhe shoqen e Mahek, Natasha Akhtar, 22 vjeç, e cila kishte në pronësi një prej makinave që ndiqnin të riun.

Tre gratë dhe pesë burrat mohojnë akuzat për dy vrasje teksa gjyqi vazhdon.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com