Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut dhe Qeveria e Japonisë njoftuan se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në drejtim të Detit të Japonisë (Detit Lindor).
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, dy raketat balistike me rreze të shkurtër janë lëshuar drejt Detit të Japonisë (Detit Lindor) nga rajoni Kangwon në juglindje të Koresë së Veriut.
Bëhet e ditur se testimet janë kryer gjatë drekës në orën 11:59 dhe në orën 12:18 sipas kohës lokale.
Qeveria e Japonisë deklaroi se raketat kanë rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike japoneze dhe se nuk është përcaktuar dëm tek anijet dhe avionët që ndodheshin në zonë.
Testimet raketore tërheqin vëmendjen se janë kryer para stërvitjes së përbashkët ajrore ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut në fillim të javës.
Në këtë mënyrë Qeveria e Phenianit që nga fillimi i vitit 2022 ka kryer testimin e 28-të të saj duke shkelur rezolutat e OKB-së.
Fraksion.com