AktualitetPolitikëTë fundit

“Jo 42, por 44 lekë për fashën mbi 800 KW”, Rama: Kemi një mburojë financiare që diferencën e paguan shteti për familjet dhe biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar sot në Bulqizë, foli për vendimin e publikuar sot nga Enti Rregullator i Energjisë, ku u vendos që  në muajin nëntor dhe dhjetor do të aplikohet çmimi 44 lekë për fashën 800 KW/orë, nga 42 që u tha më herët.

“Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti, për familjet dhe biznesin e vogël.

Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 nga 42, pra prapë është rrit, por ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu bëjmë edhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur”, tha Rama.

 

Fraksion.com