AktualitetPolitikëTë fundit

Gara për për Tiranën, Këlliçi “shmang” Alimehmetin: Përballë Veliajt duhet një kandidaturë politike

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili ka zyrtarizuar kandidaturën për të garuar në Primare për kreun e bashkisë Tiranë, ka “thumbuar” Ilir Alimehmetin, person i cili është përfolur shumë si një nga kandidatët e mundshëm për këtë bashki, duke u shprehur se një model si kryebashkiaku Veliaj, tërësisht politik, duhet të ketë përballë një figurë politike.

Në një intervistë për ABC News, Këlliçi tha se beteja për Tiranën është një betejë politike.

“Një model si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, që në fakt tentoi të hynte si pjesë e shoqërisë civile dhe u fut në PS, ne duhet t’i përballemi politikisht. Kjo është një betejë politike. Gjykoj se kushdo që pretendon se përballja me Veliajn nuk është politike, nuk është i sinqertë”, tha Këlliçi.

 

Fraksion.com