Arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës, u dënua sot me 3 vite burg
Ish kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Apelit në Shkodër.
Mësohet se ish kryebashkiaku demokrat është larguar nga salla e gjyqit pasi iu caktua dënimi për 3 vite burg, ndërsa pritej arrestimi i tij.
Apeli i Shkodrës ka nxjerrë urdhër arresti dhe urdhër ekzekutimi vendimi. Prej orës 13:00 Fran Frrokaj nuk gjendet nga forcat blu. Vazhdojnë kontrollet në Lezhë e Shkodër.
Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë, tjetërsuan dhe përvetësuan 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
Fraksion.com