Veprimi i fundit i Arbanës sqaron “krisjen” me Lorin dhe Sarën
Pas shumë kohësh në heshtje në lidhje me marrëdhënien me drejtueset e “Top Channel”, Lori dhe Sara Hoxhën, Arbana Osmani duket se ka ‘reaguar’ për herë të parë.
Kohët e fundit, është vënë re se moderatorja Arbana Osmani, mund të ketë krisur marrëdhënien e saj me Lorin dhe Sarën. Dyshimet nisën fillimisht nga rrjetet sociale, ku prej muajsh nuk ka asnjë postim të përbashkët të tyre, për të vijuar me mungesën nëpër evente.
Por së fundmi Arbana ka ‘reaguar’ përmes një komenti ndaj Sara Hoxhës.
Kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto të vajzës së saj të vogël, Ruya, krahas së cilës shkruan: “Hera e tretë është një bukuri.”
Mirëpo vëmendje ka marrë edhe komenti i Arbana Osmanit, e cila ka vendosur të lërë një zemër për vajzën e vogël të Sarës.
Nuk dihet nëse ky veprim i fundit i Arbanës erdhi për shkak të dyshimeve që janë ngritur për raportin e saj me drejtueset e “Top Channel”, pasi vetëm dje u raportua se të gjitha detajet tregonin një krisje mes tyre. Kjo pasi partneri i saj Eduart Grishaj vendosi të promovojë filmin e tij “Sofia” në një media tjetër dhe jo në “Top Channel”, ku ai dhe partnerja e tij punojnë.
Por Arbana nuk mbaroi me kaq! Ajo ka publikuar pak minuta më parë edhe një foto të shkrepur në një zyrë, duke lajmëruar ndjekësit e saj në ‘Instagram’ se ndodhet në “Top Channel.”
Vlen të theksohet edhe se dje u konfirmua zyrtarisht në promon, tashmë të fshirë, se Arbana Osmani do të jetë moderatore e sezonit të dytë të “Big Brother Vip.”
Teksa nuk kishte asnjë reagim konkret nga Arbana dhe Eduarti, apo nga Lori Hoxha, në rrjet qarkulluan hipoteza të ndryshme për krisjen e marrëdhënieve mes tyre. Dy kryesoret janë: “Xhelozia” e Arbana Osmanit për vëmendjen që po merr së fundmi Bora Zemani dhe fakti që Arbana dhe Eduarti kanë pranuar ftesën për të bashkëpunuar me “RTSH-në” për “Festivalin e Këngës.”
Fraksion.com