Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa që t’ju thyejnë zemrën
Shigjetari
Kjo shenjë zjarri drejtohet nga aventura, gjithmonë e gatshme për udhëtimin e tyre ekzotik të radhës ose punën e re në një qytet (ose vend) të ri. Natyrisht, ky mall për liri nuk i lë shumë hapësirë një lidhjeje afatgjatë. Megjithatë, konfuzioni vjen sepse Shigjetarët e duan fazën e muajit të mjaltit të një marrëdhënieje. Por në momentin që fillon të bëhet reale dhe serioze, ata kanë dëshirën për të qenë përsëri të lirë.
Dashi
Dashi udhëhiqet nga Marsi i zjarrtë, planeti i dëshirës (përfshirë dëshirën seksuale) dhe energjisë. Prandaj, ata janë gjithmonë në kërkim të “eksitimit, sfidave dhe dramës së madhe”. I konsideruar si shenja më e egër e horoskopit, Dashi “është më shumë për ndjekjen në krahasim me kapjen”. Ata janë më së tepërmi për një lidhje afatshkurtër sesa afatgjatë.
Peshqit
Jeni befasuar kur shihni shenjën më romantike të horoskopit në këtë listë? Është e vërtetë që “Peshqit duan me të vërtetë, çmendurisht dhe në të vërtetë, thellësisht. Ata ju bëjnë që t’i dashuroni e më pas largohen rastësisht nga jeta juaj duke ju lënë zemërthyer. Të kesh një dëshirë të tillë sensuale shpesh mund t’i çojë Peshqit në një rrugë ku ata janë të dëshpëruar për një marrëdhënie.
Fraksion.com