AktualitetPolitikëTë fundit

Marrëveshjes PD-PL, Meta: Absolutisht historike, jam i bindur në fitore! Referendumi, primaret dhe…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur para mediave, në një konferencë për gazetarët, pas firmosjes së marrëveshjes me Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai tha se kjo marrëveshje është histroike dhe se është i bindur për fitoren në zgjedhjet e 14 majit.

Ilir Meta: Doja të shprehja kënaqësinë më të madhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje me PD, të cilën do ta konsideroja me bindje të plotë historike, është marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë, pasi është një marrëveshje që na angazhon fuqimisht si PD e PL, në drejtim të garantimit të demokracisë direkte.

Referendumi, primaret, transparenca, llogaridhënia, do të bëjnë plotësisht të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një sovran që ka mjete për të mbajtur nën kontroll ata që u delegon pushtetin dhe të cilën abuzojnë me të.

 

 

Si kryetari i PL shpreh kënaqësinë që angazhim madhore që unë dhe PL ka marrë në mbrëmjen e 25 korrikut, sot merr mbështetje nga PD, sa i takon ushtrimit të të drejtës kushtetuese të referendumeve në nivel lokal e kombëtar. Shpreh bindje për fitore, në Tiranë në radhë të parë dhe në të gjithë vendin.

 

Fraksion.com