Drejtimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Vasili: Nuk kemi folur për emra me Berishën, diskutuam për profilin e lartë të përfaqësimit
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha sot se në takimin e djeshëm me kreun e PD-së, Sali Berisha nuk u diskutua për emrin se kush do ta drejtojë Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Duke folur në një intervistë për News 24, Vasili tha se “Kur ka marrëveshje kaq të mëdha, që u quajtën historike, përpiqen portalet qeveritare të dirigjuara nga Fuga me shokë të prodhojnë një lajm të rremë për të zbehur thelbin e marrëveshjes. Unë jam një nga katër personat që u diskutua pr.marrëveshja, ishte edhe Meta, Berisha, unë dhe Flamur Noka. Në asnjë rast nuk është diskutuar një çështje e tillë, por është diskutuar që këshillat bashkiakë të kenë një profil të lartë të përfaqësimit”.
Sipas tij “Nga lista e atyre që do të propozojmë, që do të jenë kandidatura të shkëlqyera, të zgjidhen personalitetet më të spikatura për të drejtuar këto këshilla që të garantojnë llogaridhënien. Ju sot nuk kujtoni dot kush është kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Emrat e përveçëm janë fantazi”.
Fraksion.com