AktualitetPolitikëTë fundit

Çfarë do të ndodhë nëse bashkohet PD dhe Alibeaj vendos kushte?Meta: Nuk prishen balancat

Ilir Meta shprehet se PL nuk ka synim kreun e bashkive, por këshillat bashkiak, duke theksuar mbështetjen e ndaj kandidatëve të PD në zgjedhjet e 14 majit.

Në emisionin “Opinion”, Meta është pyetur se çfarë do të ndodhte nëse PD bashkohet dhe deputeti Enkelejd Alibeaj do të kërkonte të vendoste emrat e tij për kandidatët për kryetar bashkie dhe në këshillat bashkiakë.

Meta thekson se nuk ka kushte për PD dhe se qëllimi i vetëm i tij dhe opozitës është rrëzimi i qeverisë.

“Nuk kemi asnjë kushte përveç përpjekjes për të maksimalizuar energjitë e popullit opozitar për të çrrënjorusr Rilindjen. Partia kryesore në opozitë është PD e dyta është PL, ne kemi dhënë një model parimor. Marrin rastin e këshillit bashkiak të Tiranës dhe PL është faktor vendimtar në këshilli, kryetari i takon PL. Rruga e bashkëpunimit është e hapur për të gjithë.  Balancat tona parimore nuk lëvizin, është çështje menaxhimi të marrërhdënieve me opozitarët.

 

Fraksion.com