AktualitetPolitikëTë fundit

“Bisedimet vazhdojnë”, Berisha për bashkimin e PD: Statuti u njeh të drejtën, zgjidhja brenda tij. I ftoj të përfitojnë nga…

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi në “Open” në News24 se bisedimet me grupin tjetër në PD vazhdojnë.

Berisha: Bisedimet vazhdojnë.

Sulo: Njoftim zyrtar nuk ka?

Berisha: Nuk ka njoftime zyrtare sepse janë brenda grupit, janë brenda partisë. Janë brenda anëtarëve të një partie. Këto janë midis partive të ndryshme.

 

 

Gjithçka është në kuadrin e një statuti të një partie. Ata kanë çdo të drejtë që ka Paloka, Berisha me atë statut.

Në qoftë se ata grupohen në një platformë të tyre, kanë të drejtë të shpallin fraksionin. Kur statuti u njeh të drejtën e fraksionit, statuti i lejon ata të kenë mendimet e tyre, t’i paraqesin mendimet e tyre dhe t’i debatojnë mendimet e tyre.

Rakipllari: Ju dominoni, drejtoni një parti që keni shumicën, por 28 deputetë i keni jashtë ndikimit tuaj. Para 3-4 ditësh bashkuan votat me mazhorancën për dosjet. Mendoni se njerëzit nuk e shohin këtë?

Berisha: Zgjidhja e problemit është brenda statutit, kanë të drejtë të krijojnë fraksion pa më pyetur e pa marrë leje nga askush. Se çfarë pretendon ai është krejt tjetër, por Statuti nuk përjashton njeri. Berisha mund të donte që disa prej tyre të ishin jashtë PD, por statuti nuk pranon përjashtimin.

Rakipllari: Thoni do bëjmë marrëveshje me parti të tjera për të bashkuar opozitën, por duket hipokrite…

Berisha: Zgjidhja është secili prej tyre ka të drejtë të kandidojë për kryetar bashkie e të propozojë emra për kryetarë apo këshilltarë. Këtu është krejt tjetër. Askush me gjithë qëndrimin e tyre nuk mund t’i përjashtojë.

Rakipllari: Është shumica e grupit parlamentar. Shiko ç’po ndodh në Angli

Berisha: Kemi një statut demokratik që pranon fraksionin.

Vasili: Nëse nuk bëjnë fraksion duhet t’i binden shumicës?

Berisha: Unë i ftoj të përfitojnë nga të gjitha të drejtat që u njeh statuti. Nuk u them krijoni fraksion. Për të treguar se janë të mbrojtur. Në primare do votojnë simpatizantë dhe anëtarësia. U shkelmua Statuti nga Basha e u krijuan probleme.

Sulo: Antërësisë së PD sot i intereson fitorja. Për këtë duan që PD të jetë e bashkuar, që nuk është. Në 17 tetor mblodhët kryesinë dhe hapët negociatat me grupin e Alibeajt. Pala tjetër nuk mund të jetë në komisione se nuk janë dot në bazë. Fasadë e veprim i një anshëm

Berisha: Primaret për kryetar partie u zhvilluan me listat e 2019. Primaret tani do zhvillohen me listat e zgjedhësve shqiptarë. Cilido që do të ketë përfaqësues në komision është i mirëpritur, por ata nuk vijnë.

Sulo: Ka një kryetar dege që nuk e lenë.

Berisha: Nuk mund ta ndalojë askush. Nëse duan do kenë përfaqësues në çdo komision.

 

Fraksion.com