Bënë dasmë madhështore në Shqipëri, një tjetër ceremoni në Itali? Armina Mevlani shuan kuriozitetin
Moderatorja Armina Mevlani dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha, nisën muajin e mjaltit pak pas dasmës që realizuan. Kështu u shprehën koleget e saj të emisionit “Goca dhe Gra” në puntatën e kaluar të emisionit.
“E kemi çuar në muaj mjalti Arminën”– u shprehën moderatoret.
Mirëpo Armina Mevlani u rikthye këtë puntatë në “Goca dhe Gra”, ku zbuloi më shumë detaje rreth pushimeve të ëmbla që kishte kaluar me partnerin e saj.
Blogerja tregoi se ajo dhe Shkëlzen Berisha kishin përvejtorin e lidhjes, të cilin e festuan në të njëjtin vend ku nisi gjithçka.
“Nuk isha në muaj mjalti se ai është një muaj, as javë, ishte një fundjavë, u rikthyem në atë identitetin e lidhjes tonë se kishim edhe përvjetorin. Shkuam prapë në të njejtin vend, shkëmbyem ato premtimet, bëmë edhe një set fotografik që do ta ndaj së shpejti. Duhet të riktheheshim aty se kjo e Tiranës ishte shumë e madhe, doja diçka më intime”- u shpreh Armina, e cila e pyetur nga moderatoret e “Goca dhe Gra” nëse do të ketë ceremoni tjetër në Itali, u përgjigj me “Jo.”
Më herët, Armina ka folur edhe për fustanin e nusërisë që u komentua gjatë.
“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O Zot Se ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan”, theksoi Armina.
“Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Vladrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain”, vijoi ajo.
Fraksion.com