AktualitetPolitikëTë fundit

Belind Këlliçi, kandidat i Berishës dhe Metës për Bashkinë e Tiranës! Pritet t’i nënshtrohet ‘primareve’…

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Belind Këlliçi është gati të shpalosë kandidaturën për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi pritet të dorëzojë kandidaturën pasdite e sotme. Pas kësaj, ai do t’i nënshtrohet procesit të primareve.

Procesi i primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përmbyllet brenda muajit nëntor, në mënyrë që të evidentojnë kandidatët më shpejt.

Ndërsa për bashkitë e tjera, primaret do të mbahen në 4 dhjetor.

Ndërkohë sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të firmosin marrëveshjen për bashkëpunim mes dy forcave politike për zgjedhjet e ardhshme vendore.

 

Fraksion.com