SPAK godet skemën e mashtrimit përmes Call Center-it
Një skemë mashtrimi përmes Call Center-ave është zbuluar në vendin tonë pas hetimit të SPAK dhe autoriteteve italiane.
Autorët e kësaj skeme kanë qenë shumë të aftë në skemën për të bindur qytetarët, duke shfrytëzuar dhe vetminë e krijuar gjatë pandemisë së Covid 19.
Gjatë një konference për shtyp nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, prokurori shqiptar dhe ai italian treguan si funksiononte skema e mashtrimit të qytetarëve italiane përmes Call Center-it që ndodhej në Shqipëri.
“Propozimi që u bëhet klientëve fillimisht ishte të blinin aksione në Amazon. Ishte krijuar një Call Center i vërtetë. Viktimat në pjesën më të madhe të rasteve, i kanë lënë mashtruesit të hyjnë dhe në kompjuterët e tyre personalë. Kur merrnin refuzim nga viktimat, i kërcënonin me të dhënat person”
Grupi kriminal po zgjerohej kohët e fundit, thotë prokurori, ndërkohë që janë sekuestruar dhe kompjuterët e pajisjet e tjera, ashti sikurse dhe serveri i ndodhur në shtetin italian, duke ndërprerë kështu të gjithë procesin e punës së jashtëligjshme.
Fraksion.com