AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Projektbuxheti 2023, Ibrahimaj: Mbajtje e pandryshuar e çmimit të energjisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se objektiv kryesor i projektbuxhetit të vitit 2023 është mbështetja për shtresat në nevojë, mbështetja për mosndryshimin e çmimit të energjisë elektrike dhe sektorit të energjisë në tërësi, si dhe mbështetja e rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike dhe konsolidimit fiskal.

”Zbutja e ndikimit të krizës globale në shoqërinë tone, duke mbështetur veçanërisht shtresat më në nevojë të shoqërisë dhe duke ruajtur kryefjalën e luftës ndaj kësaj krize që ka qenë energjia elektrike dhe mosndryshimi i çmimit të energjisë është objektivi kryesor. Objektivi i dytë është vijimi i qartë i konsolidimit të financave publike”, deklaroi Ibrahimaj gjatë prezantimit të p/buxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Krahas këtyre, Ibrahimaj vuri në dukje se përmes këtij p/buxheti materializohen dhe një sërë politikash buxhetore dhe projektesh investimi.

 

Fraksion.com