Paketa fiskale, Milo: Rrezikohet humbja e vendeve të punës, rriten gjobat
Eksperti i ekonomisë, Petraq Milo tha sot paketa fiskale e propozuar nga qeveria do të shumëfishojë gjobat dhe do të godasë biznesin.
Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me kreun e PL-së, Ilir Meta, Milo tha se evazioni fiskal mund të rritet, ndërkohë që do të shkurtohen vendet e punës.
“Paketa e propozuar godet ekonominë dhe rrezikon punësimin. Çdo vend pune i humbur është i rëndësishëm. Paketa fiskale do të rrisë barrën fiskale për industrinë e pijeve nga rritja e akcizës dhe nga tatimi special. Paketa fiskale do të shumëfishojë gjobat mbi 10 herë për biznesin. Paketa fiskale nuk adreson forcimin e administrimit fiskal. Duke rritur gjobat tentohet të rritet më shumë evazioni fiskal”, tha Milo.
Fraksion.com