AktualitetPolitikëTë fundit

Nesër firmoset marrëveshja PD-PL për zgjedhjet e 14 majit, Meta: Respektojmë primaret e Berishës

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë nesër marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet e 14 Majit.

Po ashtu, do të përcaktojnë edhe datën e protestës së ardhshme kombëtare që do të mbajnë.

Në një konferencë për mediat, pas takimit me Sali Berishën për 30 minuta, Meta u shpreh se në ato zona ku Partia e Lirisë vlerëson se do të ketë kandidatë potencialë, do ti fusë në primaret që po organizon Partia Demokratike.

“Jemi në sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe kryetari i ardhshëm i këshillit bashkiak do të bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do ti përfshijmë në primaret e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara”, tha Meta.

 

Fraksion.com