AktualitetPolitikëTë fundit

Meta pas takimit me Berishën: Do fusim kandidatët tanë në primaret e Berishës, jemi në sintoni për ‘vendoret’ 2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha zbuloi detaje se për çfarë është diskutuar. Meta tha se janë në sinkron sa i takon zgjedhjeve lokale. Ai theksoi se respektojnë primaret e Berishës dhe se në disa zona do të fusë edhe Partia e Lirisë kandidatët e tyre në primare.

“Jemi në një sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, së opozitës që do triumfojë dhje kryetari i ë këshillit të bashkisë do bëjnë spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj.

PL respekton primaret, risi e jashtëzakonshme.

Kemi kërkuar që të realizohet sa më shpejt ky proces kudo ku kemi kandidatë ët cilët premtojnë për kom e tyre do ti përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës, e rënd që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, përndryshe se cildo shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatin tjetër të përjashtohet nga gara”, tha Meta.

 

Fraksion.com