AktualitetPolitikëTë fundit

“Është super politikan”, Meta: I propozova Berishës një kandidat për Bashkinë e Tiranës!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur pas takimit që pati me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu.

Meta u shpreh se i ka propozuar një emër Berishës, për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ai nënvizoi se Berisha e mirëpriti propozimin e tij, ndonëse nuk e bëri publike emrin.

“Jemi një sintoi të plotë. Kryetar i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë dhe kryetari i ardhëm do të bëjë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj,.

Në si parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë, do t’i përfshimë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët duhet të respektojnë njëri tjetrin, ndryshe do përjashtohen nga gara.

Nuk pasur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër se ky është një proces që i takon primareve. Do të respektojmë kandidaturat.

I kam propozuar një emër për kryetar të bashkisë Tiranë dhe ai e mirëpriti. Çdo të hënë do të ketë Këshill Bashkiak për të dëgjuar qytetarët. Nënë Liza do të të flasë aty, Do e shihni shumë shpejt. Është super politikan”, tha Meta.

 

Fraksion.com