“Do çojmë buxhetin në Kushtetuese”, Tabaku nga Kryesia e Kuvendit: Qeveria diskuton buxhetin pa miratuar ligjet fiskale! Deputetët nuk janë noterë!
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
Ajo u shpreh se qeveria me arrogancën e saj po diskuton buxhetin, në një kohë që ende nuk kanë kaluar ligjet fiskale.
Tabaku ka kërkuar ripërsëritjen e mbledhjes së komisionit të Ekonomisë, ndryshe ka kërcënuar se buxheti dotë dërgohet në kushtetuese.
“Të premten është prezantuar buxheti pa i miratuar e kaluar në qeveri ligjet që tregojnë si do jenë taksat e shqiptarëve vitin e ardhshëm.
Në një vit krize, qeveria ka aq arrogancë sa nuk përfill Parlamentin e shkel ligjin duke mos i sjellë këto dokumentet në Parlament.
Qeveria nuk ka miratuar ligjet fiskale e miratojnë buxhetin. Deputetët nuk mund të trajtohen si noterë e të shpërfillet puna e tyre.
Sot qeveria ka sjellë një buxhet ku të ardhurat do rriten me rreth 10 përqind e një pjesë e madhe parashikon të vijnë nga ligji për bastet që nuk ka ardhur në Parlament.
130 mln euro taksa të rritura që qeveria nuk ka sjellë ligjet në Kuvend e nuk i ka miratuar akoma.
Kjo që po ndodh në Komsiionin e Ekonomisë është anti Kushtetuese. Nëse mbledhja nuk anulohet e nuk përsëritet do çojmë buxhetin në Gjykatë Kushtetuese.
Nuk mundet në një vit kaq të vështirë krize qeveria të jetë kaq arrogante sa ta marrë për të mirëqenë punën e deputetëve, nuk ka ndodhur asnjëherë që kur kam hyrë në parlament që buxheti të diskutohet pa ligjet fiskale. E thonë një sërë ligjesh e rregullash që i japin vlerë parlamentit për të diskutuar buxhetin, kjo shkelje është një nga arsyet që qeveria e konsideron atë si një vartës të tij. Në jemi këtu për të diskutuar ligjet fiskale dhe buxhetin, për të parë si qeveria do rrisë taksat, por nuk mund të miratohen ligje që nuk janë depozituar, i bëj thirrje kryetares së kuvendit që ta quajë të paligjshme mbledhjen e Kuvendit për buxhetin”, tha ajo.
Fraksion.com