AktualitetPolitikëTë fundit

Dialogu i partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri, përpjekje të përbashkëta në fusha me rëndësi gjeostrategjike

Në Washington DC u zhvillua të martën, dialogu i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, për herë të parë në format të zgjeruar,  me përfaqësues nga 8 ministri e struktura të linjës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi sot se, gjatë dialogut strategjik SHBA-Shqipëri dje në Uashington DC, ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe ministrja e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka diskutuan mbi përpjekjet e përbashkëta për forcimin e institucioneve demokratike, rritjen në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike dhe nxitjen e mirëqenies ekonomike të Shqipërisë.

Në përbërje të delegacionit shqiptar për herë të parë kishte përfaqësues në nivel të lartë nga MEPJ, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë etj., dhe për palën amerikane nga DASH, Departamenti i Mbrojtjes, Tregtisë etj.

Departamenti Amerikan i Shtetit u përfaqësua nga ndihmëssekretarja e Shtetit Donfried, zvndihmëssekretari i Shtetit Escobar, zvssekretari i Mbrojtjes etj.

Dialogu synoi thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital etj.

Shkëmbimi i mendimeve dhe qëndrimeve mbi sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë si rezultat i zhvillimeve në arenën ndërkombëtare gjithashtu u  preken gjatë dialogut.

Dialogu i partneritetit strategjik erdhi në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

 

Fraksion.com