Zhdukja e Ervis Martinaj, merren në pyetje dy kushërinjtë Avdylaj, ja çfarë deklaruan
Prokuroria e Kurbinit ka urdhëruar policinë të marrë në pyetje Jasim Avdylaj dhe Astrit Avdylaj për zhdukjen e Ervis Martinajt.
Mësohet se dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë të dy në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit.
Alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë monitorimi i vazhdueshëm nga policia.
“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata. Më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me vendim gjykate.
Fraksion.com