Stres dhe atak paniku, kjo është gjendja emocionale e Beatrix Ramosaj ditët e fundit! Ja çfarë e shkakton
Këngëtarja Beatrix Ramosaj iu ka rrëfyer ndjekësve të saj në Twitter gjendjen e saj emocionale kohët e fundit. Në një status në rrjetin social, Beatrix shkruan se është shumë e stresuar, dhe shkaku i kësaj gjendjeje është kënga e re që do të publikojë së fundmi, e titulluar “Më Ndikon.”
“Pse po ndjehem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar!”– shkruan Beatrix.
Në një tjetër status vijues në Twitter, këngëtarja shkruan se është aq “e dërrmuar” sa ka pësuar edhe atak paniku.
“Isha aq e dërrmuar me emocionet sa fillova të qaj, situatë e ndjekur nga një atak paniku! E mrekullueshme! Zemra ime djema…”- shkruan Beatrix.
Kujtojmë se së fundmi këngëtarja ka bërë edhe një ndryshim në pamjen e saj. Trixa ka vendosur që të ndryshojë ngjyrën e flokëve. “Nuk ka më bjonde”, shkroi Trixa krahas një videoje në TikTok.
Më herët, ajo reagoi pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ku thuhej se do të bëhej pjesë e kastit të “Dance Albania”.
Në një postim në InstaStory, Beatrix falenderoi të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaroi se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive.
“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehmi çdo ditë për të më shikuar në emisione televizve, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix”, thuhej në postimin e plotë të Beatrix.
Kujtojmë që pas daljes nga BBV, Trixa u përball me një sërë komentesh pozitive por edhe negative. Ajo madje reagoi disa herë për komentet por tashmë ajo po shijon jetën e saj si dhe po punon për projekte të reja muzikore.
Fraksion.com